Liga Premiere e Anglisë, sot ka marrë një vendim tejet të rëndësishëm.
Federata e Futbollit Anglez me ndihmën e klubeve kanë marrë vendimin për zëvendësimet ‘emergjente’ gjatë lojës.
Në rast se një lojtar ka probleme të tronditjes, ai mund të largohet nga loja dhe të zëvendësohet edhe nëse klubi ka bërë 3 zëvendësime më herët.
Pra nga tani klubi ka të drejtën e 2 zëvendësimeve në rast se ndonjë lojtar pëson tronditje të trurit.