Ponte Prizreni vazhdon rrugën drejt kreut, mposht Vëllaznimin

Vëllaznimi është mposhtur nga Ponte Prizreni me rezultat 92:112 në Gjakovë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll, Ponte Prizreni ka marrë fitoren e radhës.

Qysh në fillim të ndeshjes u pa një lojë më e mirë nga Ponte Prizreni, ku edhe fituan çerekun e parë me rezultat 36:23.

Christopher Hortman ishte lojtari më i mirë i Vëllaznimit, i cili arriti që të realizoi 35 pikë, 11 kërcime dhe pesë asistime.

Te Ponte Prizreni lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Divine Myles me 39 pikë.

Vëllaznimi (në vendin e gjashtë) ka katër fitore dhe 12 humbje, kurse Ponte Prizreni (si e dyta në ligë me 27 pikë) ka 11 fitore dhe pesë humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *