Ky është reagimi i Barcelonës pas dënimit të Lionel Messit

Lionel Messi është dënuar me dy ndeshje mos lojë, pas kartonit të kuq të dielën në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletico Bilbaos.

Barcelona u mposht nga Bilbao me rezultat 3-2, kurse na minutën e 121-të Lionel Messi u përjashtua nga loja me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje ndaj një futbollisti kundërshtar.

Pas ndeshjes federata spanjolle ka njoftuar se argjentinasi është pezulluar me dy ndeshje.

“Barcelona do të apelojë pezullimin e lëshuar për Leo Messin. Komiteti i garës njoftoi të Martën se kartoni i kuq i Argjentinasit në minutat e fundit të finales së Superkupës së Spanjës kundër Athletic Club do të pësojë një ndalim me dy ndeshje”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ana e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *