Ndeshja ndërmjet Red Bull Sazlburgut dhe Frankfurtit në Europa League është shtyrë. Nuk ka të bëjë me Coronavirusin, por për shkak të problemeve me kushtet e motit që kanë prekur Austrinë.
Frankfurti ka dalë me komunikatë zyrtare dhe ka informuar tifozët se ndeshja e sotme është shtyrë. Arsyeja është e frikshme, pasi një stuhi e fortë ka prekur shtetin austriak.
Erëra të forta me një shpejtësi e madhe prej 120 km/h. Frika e madhe për shkak të problemeve të shumta që mund të sjellë kjo stuhi ka bërë që drejtuesit të anulojnë ndeshjen.
⚠️⚠️⚠️
Aufgrund einer vorliegenden Orkanwarnung, bei der Böen mit Spitzen von bis zu 120 km/h vorausgesagt werden, muss das @EuropaLeague-Match gegen den FC Salzburg heute abgesagt werden. Nähere Informationen folgen. #SALSGE #SGEuropa— Eintracht Frankfurt (@Eintracht) February 27, 2020