Ballkani po punon në heshtje për ta përforcuar ekipin.
Nën kampioni vjeshtor ka bërë ndryshime në shtabin teknik duke e afruar trajnerin nga Shqipëria, Blendi Shkëmbin.
Duket se Shkëmbi ka filluar t’i mbledh ish-lojtarët që kishte në radhët e veta te Liria.
Njëri nga ta është Arbër Shala, mbrojtësi i majtë që së fundmi ka shkëputur kontratën me Renovën.
Ish-mbrojtësi i Dritës dhe Gjilanit ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës në Antalya, raporton Gazeta Olle.
Ballkani ende nuk e ka zyrtarizuar mbrojtësin e majtë, por ai po ushtron me pjesën tjetër të ekipit.
Faqja zyrtare e klubit ka publikuar si duket gabimisht foton e Shalës, pasi mbrojtësin nga Rahoveci ende nuk e ka prezantuar me fanellë të klubit.
Gjithsesi mbetet të shihet nëse Shala do të fitojë një kontratë nga klubi suharekas.