Arkadiusz Milik po kërkon largimin nga klubi italian, Napoli, pasi nuk po gjen hapësirën e duhur.
RMC Sport ka raportuar se klubi nga Ligue 1, Olympique de Marseille ka arritur një marrëveshje me 26 vjeçarin për një transferim të tij.
Drejtori sportiv i Marseille, Pablo Longoria ka bindur sot Milik që të bashkohet me klubin e tyre, mirëpo këta të fundit tani duhet të gjejnë një marrëveshje me Napolin.
Olympique ka ofruar 7 milion euro për transferimin e tij, mirëpo gjigantët italian kërkojnë rreth €15 milion.
Kjo do të ishte një mundësi e mirë për të përfituar para nga Milik, ku ka të mbetura vetëm 5 muaj në kontratën e tij të tanishme.