Milani ka arritur marrëveshje me Torinon për mesfushorin Soualiho Meite, që di të kalojë si huazim me të drejt blerje.
Sky Sport Italia shkruan se të dyja klubet kanë arritur marrëveshje me Meiten.
Lojtari do të udhëtojë për në Milano, ku do t’i kryej testet mjekësore për të nënshkruar pastaj të premten.
Meite do të shkojë si huazim nga Torino me opsion blerje, ku mësohet se shifra që do të paguhet përfundimisht është 9 deri në 10 milionë euro.
Në anën tjetër Milan ka hequr dorë nga Mohamed Simakan i cili duket afër RB Leipzig.