Ter Stegen dërgon Barcelonën në finale të Supër Kupës së Spanjës

Barcelona ka fituar vetëm pas penalltive ndaj Real Sociedadit me rezultat (3-2) në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras 1-1.

Katalunasit kanë marrë një fitore pas ekzekutimit të penalltive për të siguruar kalimin në finalen e madhe të Superkupës së Spanjës.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi për një nuancë Barcelonës, e cila arriti të gjej golin e vetëm në këtë pjesë.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 39-të dhe ishte Frenkie de Jong, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Antoine Griezmann.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por kësaj radhe të saktë ishin vetëm vendasit që gjeten golin.

Goli i vetëm në ketë pjesë erdhi në minutën e 51-të dhe ishte Mikel Oyarzabal, i cili shënoi për 1-1 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në vazhdime.

Në vazhdime, të dy skuadrat u munduan dhe patën rastet e veta, por pa arritur të konkretizojnë gol dhe fituesi u desh të përcaktohet nga penalltitë.

Në penallti më të saktë ishin lojtarët e Ronald Koeman, të cilët fituan me rezultat 3-2 dhe siguruan finalen, falë edhe dy pritjeve nga portieri Marc-Andre Ter Stegen.

Njëri nga penalltitë u godit nga Adnan Januzaj, i cili ishte i saktë.

Në finale, Barcelona do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Athletic Bilbao-Real Madrid. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *