Amir Rrahmani luajti sonte për herë të parë me Napolin për 90 minuta
Ai pati një paraqitje të mirë dhe u vlerësua me një notë të lartë për paraqitjen e tij, sipas sofascore me 7.2.
E pas ndeshjes ka ardhur edhe reagimi i kapitenit të dytë të Kombëtares se Kosovës.
“Të vazhdojmë kështu”, ka shkruar në italisht mbrojtësi kosovar.
Rrahmani vikendin e kaluar debutoi për herë të parë edhe në Serie A por ishte larguar në pjesën e dytë të ndeshjes pas një gabimi që bëri në pjesën e parë, gabim që bëri që Udinese ta barazoi rezultatin.
Ai ishte zëvendësuar pas përfundimit të pjesës së parë.
Sonte ai luajti 90 minuta dhe ishte një ndeshje e mirë e kosovarit, madje goli i tretë erdhi pas devijimit të një goditje me kokë të Rrahmanit nga i cili devijim shënoi Petagna golin e fitores.
https://www.facebook.com/100044443567826/posts/249559716535479?sfns=mo