Distria Krasniqi e fiton medaljen e artë në Mastersin e Dohas në Katar

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Mastersin e Dohas, pasi e mposhti Funa Tonakin në finalen Katarit të hënën, duke e nisur vitin 2021 në mënyrë mbresëlënëse dhe duke mbetur në binar për ta siguruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Xhudistja kosovare dhe numri një i botës Krasniqi është fituese e medaljes së artë në kategorinë deri në 48 kilogramë në Mastersin e Dohas, raporton GE.

Krasniqi bëri paraqitje mahnitëse kundër ish-kampines së botës dhe njërës prej favoriteve për medaljen e artë në Lojtërat Olimpike Tokio 2020, të cilat do të mbahen këtë verë.

Kosovarja i shënoi dy pikë wazzari, të cilat i mjaftuan për ta fituar luftën me japonezen dhe rrjedhimisht edhe medaljen e artë.

Numri një i botës në kategorinë deri në 48 kilogramë e pati një ditë të mrekullueshme në Katar, duke i fituar pa telashe të gjitha katër luftërat.

Pasi e kaloi rrethin e parë pa luftë, Krasniqi e mundi sllovenen Marusa Stanger me ippon në rrethin e dytë, ndërsa në çerekfinale fitoi ndaj portugezes Catarina Costa.

Në gjysmëfinale, ajo fitoi ndaj francezen Melanie Clement.

Mastersi i Dohas është i rëndësishëm sepse u siguron garueseve edhe pikë olimpike, të cilat janë të nevojshme për ta siguruar pjesëmarrjen ne Lojërat Olimpike Tokio 2020./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *