Para rreth një ore është tërhequr shorti për raundin e 1/8-ës së finales në Kupën e Kosovës.
Kryendeshja do të jetë ajo mes Prishtinës dhe Dritës, por duel shumë interesant pritet të jetë edhe ai mes Llapit dhe Ballkanit.
Gazeta Olle ka kontaktuar trajnerin e llapjanëve, Tahir Batatinën për të marrë mendimin e tij të parë në lidhje me shortin.
“Vërtetë nuk e kam prit ballafaqimin me Ballkanin, por ky është futbolli dhe në shorte ndodhin gjëra të tilla”, tha fillimisht trajneri që më pas shtoi: “Llapi i ka gjasat shumë të mëdha që të triumfoj në Kupë”.
Batatina ka thënë shumë herë që synimi kryesor i Llapit do jetë fitimi i Kupës së Kosovës.