Xhudistja pejane është mposhtur në gjysmëfinale të kësaj gare prestigjioze dhe do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit pas disa orësh
Majlinda Kelmendi është ndalur në gjysmëfinale të Mastersit të Dohas, i cili është duke u mbajtur në Katar, shkruan GE.
Kampionia olimpike u mposht në gjysmëfinale nga francezja Amandine Buchard, e cila fitoi në fund me Ippon pas gabimeve që i bëri xhudistja kosovare.
Majlinda ishte sulmuese gjatë gjithë kohës, por kjo nuk i mjaftoi që ta kërkojë medaljen e artë në këtë garë.
Paraprakisht, Kelmendi në çerekfinale e kishte mposhtur me lehtësi zviceranen Evelyne Tschopp.
Kelmendi e nisi garën me fitore në rrethin e parë të kategorisë 52 kilogramë ndaj rumunes Andreea Chitu.
Në rrethin e dytë, Kelmendi ishte më e mirë se polakja Agata Perenc, kurse në atë të tretë, respektivisht në çerekfinale e eliminoi zviceranen Tschopp.
Ajo do ta kërkojë të bronztën përmes luftës me belgen Charline Van Snick.