Neymar nuk po e gjen assesi rehatinë në Paris Saint-Germain.
Sulmuesi brazilian kohëve të fundit kishte probleme me trajnerin Thomas Tuchel.
Por, sikur të mos mjaftonte kjo.
Të dielën që shkoi, ish-futbollisti i Santosit dhe Barcelonës u ndëshkua me karton të kuq ndaj Bordeauxit.
Dhe, mediat franceze raportojnë se 28 vjeçari mund të jetë ndëshkuar qëllimisht me karton të kuq, për të marrë pjesë në Karnavalin e Rio de Janeiros.
Gjithnjë sipas mediave franceze, Neymar po shkakton qëllimisht probleme pasi e ka ndërmend të largohet nga Parisi gjatë verës.
Sipas të gjitha gjasave, përfaqësuesi brazilian nga sezoni i ardhshëm do ta veshë prapë fanellën e Barcelonës.