Rivaldo: Nëse vazhdohet kjo gjë, karriera e Pedri mund të shkatërrohet

Legjenda braziliane, Rivaldo ka folur për talentin e Barcelonës, Pedri, për të cilin ka pasur fjalë të mëdha, ku tha se ai është një nga lojtarët më të talentuar për momentin.

Rivaldo ka deklaruar se talenti i Barcelonës, 18 vjeçari Pedri, është njëri nga lojtarët më të talentuar për momentin, por se “Blaugranët” duhet të jenë të kujdesshëm në këtë aspekt dhe të mos lejojnë shumë presion të bie mbi të, sepse kjo mund të prishë potencialin e tij, transmeton lajmi.net.

Pedri ka shkëlqyer këtë sezon, pavarësisht se ai është vetëm 18 vjeçar, ai ka arritur ta stabilizojë vetën e tij si një lojtar i rëndësishëm në formacionin bazë të Barçës. Rivaldo ka shprehur brengat e tij lidhur me spanjollin.

“Ne mund ta prishim karrierën e Pedrit nëse i bëjmë shumë presion atij. Ai është vetëm 18 vjeç, kjo është pikërisht arsyeja pse veteranët duhet të përkujdesen dhe të luajë rolin e tyre dhe të marrin përgjegjësitë e tyre”, tha ai.

“Të gjithë pajtohemi se është lojtar fantastik, fakti që edhe Kombëtarja spanjolle mund ta thërrasë atë në Euro 2021, tregon këtë fakt. Messi ndoshta nuk do të jetë sezonin e ardhshëm, por Pedri duhet të marrë më shumë përgjegjësi”, përfundoi Rivaldo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *