Muriqi “ka harruar” të shënojë, ky është goli i tij i fundit

Transferimi i Vedat Muriqit tek ekipi i madh italian, Lazio bëri bujë të madhe. Shkëlqimi i tij me Fenerbahçen bëri që shumë klube evropiane të interesohen për shërbimet e tij.

Në fund, Muriqi zgjodhi Lazion, ku iu ofrua një pagë vjetore prej më shumë se 2 milionë euro.

Por, sulmuesi kosovar ka dështuar ta tregojë veten në ato minuta që i ka pasur te skuadra romake.

Goli i tij i fundit i shënuar për një klub daton që nga qershori i vitit të kaluar. Saktësisht, më 27 qershor, Vedat Muriqi kishte realizuar gol në ndeshjen e Fenerbahçes ndaj Yeni Malatyaspor. Ajo ndeshje përfundoi 3:2 për ish-ekipin e Muriqit.

Që nga atëherë, Muriqi u paraqit në 15 ndeshje, tri me Fenerbahçen dhe më pas 12 me Lazion, por pa e gjetur rrugën deri te goli.

Gjatë kësaj kohe, ai realizoi dy gola për Kosovën, një në miqësoren ndaj Shqipërisë dhe një tjetër ndaj Sllovenisë.

Dje, ai realizoi tre gola në një ndeshje miqësore, kurse tifozët e Lazios po shpresojnë shumë se “agjërimi” i tij të marrë fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *