Ndeshja vendimtare e kampionatit shndërrohet në arenë lufte (VIDEO)

Ndeshja e fundit të vitit të kaluar në futbollin bolivian mes Strongest dhe Blooming përfundoi në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Kur rezultati i takimit ishte 1-3 për mysafirët e Blooming, një fishekzjarre e hedhur në fushë bëri që njëri prej lojtarëve vendas të Strongest të shtrihej në fushë.

Kjo irritoi ekipin e Blooming, i cili u ankua për simulim të futbollistit. Kaq mjaftoi që fusha të kthehej në arenë “lufte”.

Tifozët vendas, skuadrat dhe policia u përleshën dhunshëm në fushë duke shpërfytyruar komplet rëndësinë e ndeshjes së vlefshme për titullin kampion në kategorinë Apertura (Division Profesional). Policia arrestoi shumë persona. Takimi u mbyll me fitoren e Strongest 1-3, por kjo nuk mjaftoi për të siguruar titullin kampion, që u fitua nga ekipi Always Ready.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *