LRFP falënderon FFK-në, e cila iu doli në ndihmë gjatë vitit të pandemisë

Lidhja Rajonale e Futbollit të Prishtinës (LRFP), ka falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës, me theks të veçantë presidentin Agim Ademi dhe Komitetin Ekzekutiv të FFK-së, për ndihmat e dhëna gjatë vitit që po e lëmë pas, e që u veçua për problemet financiare të shkaktuara nga pandemia Covid 19.

Ata kanë theksuar se FFK u ndihmoi klubeve të Superligës, Ligës së Parë, Ligës së Dytë, Ligës së Tretë dhe shkolalve të futbollit të Rajonit të Prishtinës, ku ndihmesa financiare e bërë nga FFK ishte ndihmes e madhe për stabilizimin financiar të klubeve tona, duke ndihmuar si dhe rastet individuale të futbollistëve në nevojë nga ana e klubeve me pako ushqimore.

“Jemi falënderues ndaj jush, si dhe besojmë se edhe në të ardhmen ndihma juaj i nderuar kryetar nuk do të mungojë”, shkruan në njoftimin e LRFP-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *