Ka filluar që të bije shumë borë në Milano sonte, por Zlatan Ibrahimovic ka treguar se ai nuk frikësohet nga asgjë, madje as duke u zhytur në borë i zhveshur
Suedezi për momentin është jashtë fushave për shkak të një lëndimi muskulor, por vendosi të provojë një krimoterapi të improvizuar në oborrin e tij.
Zlatan shihet duke dal jashtë i veshur në të brendshme, qëndron më krah hapur derisa vazhdonte të binte shumë borë.
Në legjendë të fotos në rrjete sociale ai ka paralajmëruar paraqitjen e tij në festivalin e muzikës Sanremo por e ka riemëruar atë, Zanremo.
Zanremo ci siamo "…perché sanremo e' Zanremo…" pic.twitter.com/3x1tMjFs5A
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) December 30, 2020