“Liverpoolit i duhet mbrojtës për ta fituar Premier Ligën”

Jurgen Klopp nuk mund të thotë se nuk ka krizë në lëndime në afatin e transferëve të janarit, ka thënë legjenda e klubit të Liverpool John Aldridge

Liverpool ka nevojë për të transferuar një mbrojtës apo ndryshe qysh tash mund t’i thonë lamtumirë titullit të Premier Ligë, thotë John Aldrige.

Reds fituan vitin e kaluar titullin pas tri dekadave në sezonin 2019-20, duke u bërë skuadra e parë në histori që e siguron titullin shtatë xhiro para përfundimit të ligës.

Liverpool janë dy pikë para vendit të dytë të Manchester United pas 15 xhirove kurse sonte do të luajnë kundër Newcastle si mysafirë, ndeshje që vije pas barazimit zhgënjyes me West Brom në Anfield 1-1.

Klopp është në krizë në mbrojtje pasi që për kohë të gjatë janë lënduar Virgil van Dijk dhe Joe Homes, të cilët nuk do të luajnë edhe dy muaj e që nuk do të kthehen as në janar e shkurt.

“Ka fjalë nga Anfield që Liverpool nuk po kërkon të nënshkruajë me dikë në muajin e ardhshëm, por ata duket se nuk shohin sepse thjesht ata duhet që të transferojnë një mbrojtës nëse janë serioz për ta rifituar titullin e Premier Ligës sivjet”, tha legjenda e Reds për Sunday World.

“Lëndimi i Joel Matip të dielën në barazimin 1-1 kundër West Bromwich Albion ka konfirmuar atë që jemi ka e themi që një kohë tanimë – Liverpool duhet të shpenzojë para në prurje të një mbrojtësi kualitativ”.

“Më pëlqen Matip dhe nëse ai mund të luajë shumicën e ndeshjeve në pjesën e dytë të sezonit, menaxheri Jurgen Klopp do ja del mirë me këtë skuadër deri në verën e ardhshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *