Prishtina nuk është duke qëndruar duarkryq për afatin kalimtar dimëror.
Kryeqytetasit po bëjnë gati lëvizjet që do provojnë t’i konkretizojnë me t’u hapur afati kalimtar i futbollistëve.
Prishtina është interesuar për futbollistin vushtrrias që luan në Finlandë, Erfan Zenelin, ka raportuar gjatë ditës gazeta “Olle”.
Negociatat veç se kanë filluar teksa problemi më i madh do të jetë paga e futbollistit, i cili kërkon mjaft shumë dhe po për këtë arsye nuk kishte arritur të nënshkruante vitin e kaluar me Gjilanin.
Zeneli, tashmë 34 vjeçar është ndarë me skuadrën e tij AC Kaajani në Finlandë dhe kjo mund të jetë shenjë që ardhja e tij në Superligë është më e mundshme.
Ditëve në vijim do të mësohet se a do të konkretizohet apo jo kjo lëvizje.
Vushtrriasi ka fituar 5 herë Superligën finlandeze dhe katër herë kupën e këtij shteti.