Trajneri gjerman Thomas Tuchel është rikthyer pas shkarkimit nga PSG-ja në Gjermani, por gjasat që ai të qëndrojë gjatë në shtëpinë e tij në Mynih janë të pakta.
Gazeta gjermane “Bild” shkruan se ai mund të gjejë sërish një skuadër. Sipas medias gjermane, Tuchel është gati për klubin e tij të ri. 47-vjeçari mësohet të jetë gati për një aventurë në Angli.
Momenti jo i mirë që po kalon Frank Lampard te Chelsea mund të jetë një shans i mirë për Tuchelin. Kujtojmë që anglezi, edhe pse ka bërë një merkato të mirë me blutë, është jashtë zonës së Champions-it në kampionat duke ndërlikuar shumë pozitat e tij. Një humbje tjetër në Premier Ligë do të thoshte një shkarkim të tijin.