Conor McGregor mund t’ia fikë dritat Dustin Poirierit në UFC 257, ka thënë John Kavanagh, trajneri i irlandezit.
Dyshja do të takohen në Adu Dabi më 23 janar, derisa kanë kaluar gjashtë vite që kur u përballen në Oktagon.
Irlandezi e kishte fituar atë meç për vetëm dy minuta në kuadër të UFC178, mirëpo amerikani shpreson se kësaj radhë do të jetë më ndryshe.
“Unë mendoj se ju mund të kaloni një jetë duke shkuar te psikologët e sportit dhe duke biseduar me këtë person dhe atë person; kjo nuk do të jetë fshirë nga mendja e tij,” ka thënë Kavanagh në kohët e fundit për TheMacLife .
“Ai e di që po përballet me dikë që mund t’i fikë dritat e tij shumë shpejt dhe tani është shumë më i fuqishëm dhe shumë më me përvojë se ai madje as atëherë, kështu që është një betejë e ashpër për Dustin”, ka shtuar më tej.
Poirier ka humbur vetëm dy herë në 13 takime që kur luftoi për herë të fundit me McGregorin, i cili ka të njëjtin numër humbjesh nga pesë luftime më pak.