Kjo është dita kur hapet afati kalimtar dimëror në Superligë

Tashmë kur ka përfunduar stinori vjeshtor dhe klubet kanë shkuar në pushim, pa dyshim që skuadrat do të nisin të kërkojnë përforcime për pjesën e mbetur të sezonit.

Por, data kur zyrtarisht klubet kosovare do të kenë të drejt të bëjnë transferime do të jetë 1 janari, kurse dita e fundit është 31 janari deri në orën 23:59.

Ballkani veç se ka siguruar përforcimin e parë. Bëhet fjalë për Diar Miftarajn, i cili do të jetë pjesë e suharekasve në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *