Trajneri i SC Gjilanit, Bylbyl Sokoli ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”.
“Profa” së bashku me panelistët folën rreth trajnerit të ri të Ballkanit, referëve të Superligës dhe formacionit të vitit.
Sokoli është i bindur se çmimi i më të mirit të vitit u dha me plotë të drejtë.
“Me të drejtë, shumë e drejtë… kur jemi te Armend Thaqi me plotë meritë, nuk është aspak gabim ai nuk ka qenë vetëm ndër më të mirët, por më i miri në kampionat gjatë vitit që po lëmë pas”
“Jo vetëm këtë vit, por në 5 të fundit Thaqi ka qenë një ndër më të mirët që kemi, duke mbajtur formën dhe duke qenë stabil”- përfundoi Sokoli.