Kampioni i Spanjës, Real Madrid ka marrë një lajm jo të mirë. Madrilenët ka kohë që po mendonin për merkaton dhe tashmë ka dy emra për sulmin.
Kylian Mbappe është dëshira e madhe e madrilenëve, por duket se situatat janë komplikuar me kampionin e botës.
Mbappe mund të qëndrojë në Paris me largimin e Tuchel dhe ardhjen e Pochettinos. Një tjetër arsye për të bindur futbollistin e ri është dhe afrimi i mundshëm i Messit në Paris.
Kjo ka bërë që Reali të mendoj pista tjera dhe ai është Erling Haaland. Norvegjezi është shumë i lakuar, por mund të joshet nga dëshira për të kaluar te Reali, një ndër ekipet më të mëdha të botës.