David Alaba do të largohet nga klubi i Bayern Munchen. Ai nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me ekipin gjerman dhe do të largohet në merkaton e verës, ndoshta dhe në janar për të mos e humbur me kosto zero.
Klubi i parë që dorëzohet për lojtarin e ri është Manchester United. “Djajtë e kuq” e donin me këmbëngulje futbollistin me eksperiencë, por nuk arritën tek ai, pasi shifrat e kërkuara prej tij janë të larta.
Alaba mund të përfundojë te PSG, ose Juventus, pasi të dy klubet kanë shfaqur interes të lartë për të. Kjo merkato pritet të jetë shumë interesante për futbollistin austriak.