Sëmundja më të cilën po përballet Gattuso është e frikshme (VIDEO)

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, së fundmi po përballet me probleme serioze shëndetësore dhe këtë e ka pranuar në një prononcim për mediat italiane.

Ai në ndeshjet e fundit mori vëmendjen kur u paraqit me një palë syze speciale si dhe me njërin sy të mbyllur. Në rrëfimin e tij, Gattusso zbuloi detaje nga sëmundja që po e mundon tash e për disa vite.

“Jam duke vuajtur nga një sëmundje e quajtur “Ocular Myasthenia” e cila e bën shikimin të turbullt si dhe muskujt e qepallave nuk e kryejnë funksionin e tyre dhe si pasojë e kësaj vie deri te mbyllja e pavullnetshme e syrit.”, deklaroi Gattuso.

“Ka disa vite që vuaj nga kjo sëmundje, por që kësaj radhe më ka goditur me fuqishëm. Nuk e di se çfarë do të ndodh me mua, por jam mirë dhe nëse më duhet te vdes, do të doja ta bëja këtë në fushën e lojës.”, shtoi ish- mesfushori I Milanit.

Në një video ku shpjegohet në mënyrë vizuele probleme që sjellë kjo sëmundje, shihet se është njëra nga sëmundjet më të vështira për t’u përballuar dhe se me këtë rast hapja e syve duhet të bëhet me anë të dorës.” /KP/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *