Pepe Reina i zuri vendin e titullarit, Strakosha pritet të largohet nga Lazio

“Gardiani” i portës së Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha ka humbur vendin në formacionin bazë të Simone Inzaghit te Lazio, përcjell Zeri.

Sipas raportimeve të “Corriere dello Sport” thuhet se Strakosha tashmë ka humbur vendin e titullarit te kryeqytetasit dhe kjo ka ndikuar që atij të mos i vazhdohet kontrata.

Kontrata e Thomas Strakoshës me Lazion i skadon në vitin 2022.

Aktualisht Inzaghi është duke ia besuar portën portierit spanjoll, Pepe Reina.

Strakosha luajti vetëm gjashtë ndeshje për Lazion në të gjitha kompeticionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *