Morena Taraku ishte në ‘Staples Center’, palestrën e Los Angeles Lakersit, ku u mbajt memoriali përkujtimor për Kobe Bryant.
Bryant së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna, si dhe 7 persona të tjerë që ishin në bord, ndërruan jetë pas aksidentit tragjik me helikopter, në Calabasas të Kalifornisë, shkruan Insporti
Dje është mbajtur memoriali aty ku kanë folur Vanessa, bashkëshortja e ish-basketbollistit të ndjerë, si dhe emra të tjerë si Michael Jordan, që pati një dedikim prekës për legjendën e basketbollit.
Modelja shqiptare, Morena Taraku në Instagram ka zbuluar se ishte prezente në këtë memorial përkujtimor.
Aty ishin edhe yje të shumtë botëror, si këngëtarja Beyonce, Jimmy Kimmel, Alicia Keys, Shaquile O’Neall, LeBron James e Stephen Curry.