Bylbyl Sokoli ditë më parë u zyrtarizua trajner i Gjilanit.
Kjo është hera e dytë që ‘Profa’ do të udhëheq këtë skuadër, pasi edhe në vitin 2015 kishte qëndruar disa muaj në postin e kryetrajnerit.
Kësaj radhe, burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që Sokoli ka nënshkruar kontratë 6 mujore me Gjilanin me mundësi vazhdimi.
Gjatë kësaj periudhe 62 vjeçari do të paguhet nga 4 mijë euro në muaj, duke u bërë njëri nga 4 trajnerët më të paguar në Superligë.
Ndryshe, Sokoli e nisi shumë mirë aventurën me Gjilanin duke fituar dy ndeshjet e para ndaj Kekut dhe Ballkanit, duke shënuar 9 gola pa pranuar asnjë.