Ozil në janar pritet t’i bashkohet kësaj skuadre

Mesut Ozil nuk ka luajtur në asnjë ndeshje këtë sezon për shkak se Arteta ka vendosur të mos e përfshijë në skuadër sepse e konsideron si të panevojshëm.

Në këtë situatë vendimi i vetëm i arsyeshëm për Ozil është largimi dhe në lidhje me këtë ka zhvillime gjatë orëve të fundit. Mësohet se Fenerbahce e do me ngulm turko-gjermanin.

Sipas Bild, drejtuesit e Fenerbahces kanë udhëtuar drejt Londrës gjatë ditëve të fundit, me qëllim bindjen e mesfushorit për t’u bashkuar me klubin gjigant turk.

Mësohet se mesfushori ka kërkuar një pagë prej 8 milionë eurosh, që është pranuar nga drejtuesit e ish-klubit të Muriqit. Mbetet të shihet nëse marrëveshja është arritur për në muajin janar, apo për në verë, kur përfundon edhe kontrata e Ozil me Arsenalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *