Fiorentina është skuadra e parë që i ka shkaktuar Juventusit humbje në Serie A. Skuadra nga Firence ka shënuar fitore të pastër kundër kampionit të Italisë, Juventus prej 0-3
Juventus është mposhtur për herë të parë në Serie A pas 13 xhirove në Serie A. Ishte një ndeshje ku mysafirët treguan se dinë ta menaxhojnë ndeshjen, edhe pse Juventus luajti pa një lojtar që nga minuta e 18 ku Cuadrado u ndëshkua me karton të kuq.
Që në minutën e 3-të Fiorentina shënon gol për ta befasuar Juventusin.
Ishte një bashkëpunim i mirë në mes të Ribery dhe Dusan Vlahovic ku ky shënon golin e parë.
Ndeshja do të merrte një kthesë në minutën e 18-të pasi që Cuadrado do të ndëshkohej me karton të kuq duke u përjashtuar nga ndeshja.
Në pjesën e dytë Juventus tentoi që të kthehet në lojë dhe sulmoi disa herë duke tentuar që të shënoi golin e barazimit por dështuan.
Goli erdhi në minutën e 76 dhe ishte një autogol i mbrojtësit të Juves, Alex Sandro.
Caceres do ta thellonte epërsinë për Fiorentinan duke shënuar gol në minutën e 81-të, gol që i dha epërsinë solide mysafirë që do të kthehen në shtëpi sonte me 3 pikë, të cilat e ngritin këtë skuadër në kuadër të 14 pikëve dhe në vendin e 15-të.
Juventus mbetet në vendin e katër, por deri nesër kur luajnë skuadrat e tjera si Roma, Sassuolo e Atalanta që mund t’i dalin para me pikë.