Nisje makthi për Juventus-in, që ka kaluar menjëherë në disavantazh në shtëpi kundër Fiorentina-s.
Miqtë, në fakt, kanë gjetur menjëherë golin e Dusan Vlahovic, i cili ka djegur De Ligt dhe ka mposhtur me një gjuajtje të zgjuar Szczesny-n pas tri minutash lojë.
Asist magjik nga Ribery.
Situata është përkeqësuar për torinezët në minutën e 20-të me kartonin e kuq të marrë nga Cuadrado pas ndërhyrjes së VAR.