Periudhë e zezë për Arsenal-in në kampionat.
Skuadra e Arteta-s e ka nisur shumë keq sezonin dhe tani ndodhet në vendet e fundit të renditjes. Një moment aq i çuditshëm, sa ka nga ata që mendojnë edhe për një rënie nga renditja nëse gjërat të vazhdojnë kështu.
Siç ka bërë të ditur Daily Mail, drejtuesit e klubit londinez janë përgatitur të bëjnë disa ndryshime në rast të një lamtumira nga Premier League në fundin e këtij sezonit.
Topçinjtë, në fakt, duket se kanë menduar që tani për një shkurtim me 25% të rrogave të lojtarëve. Një lloj shtyse ose kërcënimi nga ana e klubit që kërkon të shikojë sa më shpejt një ndryshim.
Shkurtimi i mundshëm i rrogave do ta ndihmonte klubin 40 milionë sterlina.