Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane i është kundërpërgjigjur trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman.
Tekniku holandez dje tha se arbitri kryesor nuk mori vendimin e duhur duke mos dhënë penallti për Eibarin, meqenëse ishte një rast i dyshimtë nëse Sergio Ramos preku topin me dorë, transmeton lajmi.net.
Por, Zidane e ka quajtur këtë si temë të mërzitshme duke thënë se nuk do flet për fjalët e Koemanit.
“Është e mërzitshme. Unë asnjëherë nuk përfshihem me arbitrit”.
“Nuk do them asgjë për fjalët e Koemanit”, u shpreh ai.
Ndeshja e radhës për Realin është kundër Granadas, derisa Barcelona ka punë me Real Valladolidin.