Real Madridi e nisi muajin me humbje 2 – 0 ndaj Shakhtar Donestk duke i vendosur afër eliminimit nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Por, pas kësaj humbje, trajneri Zinedine Zidane ia doli të balancojë skuadrën që mori vetëm rezultate pozitive, transmeton lajmi.net.
Për 20 ditë, “Los Blancos” u transformuan në tjetër skuadër, duke nisur me fitoren ndaj Borussia Monchengladbach dhe siguruar kualifikimin si lider i grupit B.
Pos kësaj, Reali fitoi katër ndeshje radhazi në La Liga ndaj skuadrave si Sevilla, Athletic Bilbao dhe Eibar, derisa fitorja më e rëndësishme ishte derbi lokal ndaj Atletico Madridit (2-0).
Sipas Marca, tekniku francez është personi që duhet lavdëruar për përformancat e duhura dhe që i dëshmojë të gjithëve se është i duhuri për të qenë në stolin e “Galaktikëve”.
Sidoqoftë, kjo nuk është e gjitha sepse lojtarët në moshë si Sergio Ramos, Karim Benzema, Luka Modric dhe Toni Kroos kanë gjetur prapë formën duke bërë përformanca të nivelit të lartë.