Polaku beson se rezultatet e tij me Bayern Munich viteve të fundit tregojnë më se miri rezultatet e tij
Robert Lewandowski mendon se niveli i paraqitjeve të tij viteve të fundit me skuadrën janë pothuajse të njëjta me ato të Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldos.
Superylli i Barcelonës Messi dhe superylli i Juventusit Ronaldo, e kanë dominuar skenën e futbollit këto vite e dekada, me çiftin që kanë fituar 11 herë Topin e Artë – gjashtë herë Messi dhe pesë herë Ronaldo.
Çmimi nuk do të jepet këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit, por këtë sezon ata ishin të eklipsuar nga hija e Lewandowskit
Polaku ka fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Gjermanisë dhe Bundesligën me Bayern Munich dhe golat e tij bënë që skuadra gjermane të këtë sukses në të gjitha garat.
Lewandowski ka thënë se nuk dëshiron që të krahasohet me dy më të mëdhenjtë e futbollit, por numrat flasin se edhe ai nuk është larg tyre.
“Messi dhe Ronaldo mund të ulën në të njëjtën tavolinë me mua, në krye të saj, për shkak se janë gjatë në këto nivele, për këtë arsye nuk jemi të krahasueshëm”, tha Lewandowski për France Football. “Kështu që, për t’ju përgjigjur pyetjes së juaj, nuk mund ta imagjinoj vetveten afër tyre në këtë pikëvështrim”.
“Të themi, nëse i keni këto shifra këtë vit, edhe një vit më herët, mendoj se kam qenë i mirë në kuptimin e paraqitjes dhe golave të shënuar”.
“Dështimi për të qenë në të njëjtën tavolinë me Messi dhe Ronaldo ka të bë me kohën, mendoj se duhet ftuar ata që të hanë në tavolinën time”.
Në moshën 32 vjeçare, vitet më të mira të Lewandowskit ndoshta kanë kaluar por ai flet vazhdimisht se po mëson ende nga loja e tij.
“Kam dëshirë që të bëj progres dhe më e rëndësishmja për shkak se e di që e kam kohën e limituar”, tha ai. “Padyshim, progresi nuk është i menjëhershëm”.
“Kur ju përsëritni të gjitha gjërat çdo ditë, ju mund të llogaritni efektin e tyre tri apo gjashtë muaj më vonë, jo ditën tjetër. Problemi është se shumë njerëz dëshirojnë që puna e padukshme të shihet menjëherë”.
“Qetësia është një virtyt i rëndësishëm, si në futboll ashtu edhe në jetë”.
Ish lojtari i Borussia Dortmund, Lewandowski bëri që skuadra e tij të përfundojë e para në Bundesligë para pushimeve të Krishtlindjeve dhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, kështu që ai synon këto trofe edhe për sezonin 2021.