Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, është gjobitur me 500 euro, ndërsa ai i Feronikelit, Klodian Duro me 300 euro, nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.
Munishi është gjobitur për deklarata dhënë në media e po ashtu për një postim në rrjete sociale.
Ndërkohë Duro është gjobitur për deklaratën dhënë në media, kanë njoftuar burime të KOHËS brenda FFK-së.