Liverpooli nuk e ka shfrytëzuar gabimin e Tottenhamit, duke barazuar 1-1 në udhëtim me Fulhamin.
Rrëshqitja e Tottenhamit shihej si një mundësi e mirë për Liverpoolin që të rrëmbejë kreun në Premierligë.
Por, kështu nuk ndodhi.
Të besuarit e Jurgen Klopp nuk ia dolën të marrin më shumë se një pikë në udhëtim te Fulham.
Madje, Liverpooli ishte duke humbur deri në minutën e 79’.
Bobby Reid i shokoi mysafirët duke shënuar për 1-0 në minutën e 26-të të takimit.
Por, pas disa tentimeve, 10 minuta para fundit të takimit, Redsat fituan penallti të cilën e konkretizoi në gol Mohamed Salah, për të shënuar për 1-1, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes, GE.
Liverpool dhe Tottenham tani sërish kanë pikë të barabarta pas 12 xhirove në Premierligë, nga 25.