Ronald Komean nuk ka kursyer akuza ndaj një lojtari të Barcelonës para të gjithë lojtarëve të tjerë në stërvitje.
Trajneri holandez ka drejtuar gishtin nga Riqui Puig, duke i thënë se ai po i zbulon të gjitha planet e tyre në media.
Sipas asaj që raporton El Pais, 21-vjeçari ka bërë publik vendimin e Koemanit që ai të largohet nga klubi në janar në formë huazimi.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Koemanit që në stërvitje, para gjithë skuadrës, i ka thënë Puigit: “Ti flet në media, tregon planet tona”.
Duket se spanjolli nuk ka të ardhme nën urdhrat e ish-strategut të Evertonit, andaj largimi nga Camp Nou pritet të ndodhë në muajin e ardhshëm.
Puig nuk po ka shuam hapësirë te Barcelona dhe mund të largohet në formë huazimi te ndonjë skuadër nga La Liga. /Telegrafi/