Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev do të luftojnë për titullin e botës në kategorinë e rëndë, të shtunën mbrëma në ‘Wembley’.
Bullgari ka një bilanc prej 28 fitoreve dhe vetëm një humbjeje në karrierë, teksa 14 prej këtyre triumfeve i ka mbyllur me nokaut.
Anthony Joshua, i cili ka një bilanc prej 23 fitoreve dhe një humbjeje, është favoriti absolut në letër, mirëpo nëse është dikush që mund të shkaktojë befasi, padyshim se ai është Pulev.
Më poshtë, ju sjellim disa nga nokautet e tij përgjatë karrierës si boksier.
Fuqia e tij është e vështirë të mohohet.