Ish portieri i Gunners dhe i Gjermanisë, Jens Lehmann se bordi, Mikel Arteta dhe tërë futbollistët duhet ta ndajnë përgjegjësinë për rezultatet e dobëta në fund të këtij sezoni
Reputacioni i Arsenalit është në rënie pavarësisht se Arsenali i filloi ndeshjet e para të sezonit mirë, tha ish portier i Arsenalit, Jens Lehman.
Pavarësisht se Gunners e ruajtën rekordin perfekt në Europa Ligë këtë javë duke përfunduar të parët në Grupin B, ata kanë një pozitë të keqe në Premier Ligë.
Skuadra e Mikel Artetas është e 15-ta në tabelë, shtatë pikë më pak nga zona e rënies dhe 11 pikë më pak se liderët Tottenham derisa kanë vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit në Premier Ligë.
Ku është starti më i dobët i Arsenalin në 39 vitet e fundit dhe Lehman, i cili ka luajtur pesë vite për Arsenalin, thotë se kjo gjendje është e papranueshme për trashëgiminë e klubit.
“Pozita e tanishme është më e keqja në dekada. Për një klub si Arsenali kjo është e papranueshme”, tha ish portieri i Kombëtares gjermane për Daily Mail.
“Të gjithë ne lojtarët e vjetër po përpiqemi të ndihmojmë dhe ta kthejmë Arsenalin edhe më të madh dhe më të fuqishëm. Ne jemi shumë të zhgënjyer për shkak se emri po ndotët edhe më shumë dhe këtë thjesht nuk duhet ta lejojmë të ndodh”.
“Bordi duhet ta marrë vendimin e duhur, menaxheri duhet të marrë vendimet e duhura duke vendosur që të transferojë lojtarë që mund t’i menaxhojë”.
“Futbollistët kanë një ambient fantastik, ata janë në Londër në njërin prej klubeve më tradicionale në Angli”.
“Duket se disa prej tyre po kanë problem të mësohen me presionin për shkak se të gjithë ne presim që ata të fitojnë”.
“Por ne tani nuk po flasim për një Arsenal që dëshiron të fitojë. Aty ka shumë probleme”.
Ka qenë një peridhë trazirash për Arsenalit prej largimit te Arsene Wenger më 2018 pas 22 viteve në drejtim të kësaj skuadre.
Arteta është menaxheri i tretë në stol prej që është larguar francezi dhe Lehmann thotë se presioni është në spanjollin që të fitojë.
“Wenger kishte në skuadër një shef si David Dein për shumë vite. Aty kishte një vazhdimësi të madhe dhe financiare”, tha ai. “Shtylla kurrizore e ekipit dhe e klubit tashmë ka ikur. Por, shikoni çfarë ndodhi me Manchester Unitede pasi u largua Alex Ferguson. Është i njëjti problem aty si në Arsenal”.
“Ka qenë gjithmonë njëjtë. Nëse punoni për një klub të madh si Arsenali dhe nuk i plotësoni ambiciet që kërkohen duhet vet të pranoni që të zëvendësoheni”.