Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e mesjavës, ja kush e gjykon derbin

Java e 17-të e Superligës së Kosovës në futboll pritet të sjellë disa ndeshje jashtëzakonisht të nxehta dhe joshëse.

Padyshim takimi kryesor është në Gjilan ndërmjet Gjilanit e Prishtinë, derisa Komisioni për Delegimin e Gjyqtarëve tashmë ma bërë delegimin e “bilbilave”.

Ajo që bie në sy për dallim nga java e kaluar këtë herë Komisioni ndeshjet ua ka besuar gjyqtarëve me emër në Superligë. Kështu rikthehen Genc Nuza e Besfort Kasumi të cilët në javën e kaluar i kishte dërguar në Ligën e Parë.

“Zeri” mëson se ndeshja Gjilani – Prishtina i është besuar Dardan Çakës i cili tashmë është bërë i njohur në gjykimin e ndeshjeve derbi.

Takimi tjetër shumë i nxehtë ai ndërmjet Drenicës e Dritës i është besuar gjyqtarit Genc Nuza, derisa në Suharekë në takimin Ballkani – Trepça ’89 do të referoi Besfort Kasumi.

Më poshtë gjeni delegimin komplet të gjyqtarëve për javën e 17-të e cila zhvillohet nesër e pasnesër nga ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *