Kombëtarja e Kosovës sot do të njihet me kundërshtarët e grupit për kualifikimet e kampionatit botëror ‘Katari 2022’.
Shorti do të hidhet në Cyrih të Zvicrës, por për shkak të situatës me Covid-19 nuk do të jetë prezent trajneri Bernard Challandes.
Në një prononcim për Indeksonline, 69-vjeçari deklaroi se është i vetdijshëm që nuk do të jetë grup i lehtë për Kosovën.
“Pres që të kemi një grup të mirë por shumë të vështirë. Për mua nuk është problem se cila kombëtare do të jetë më ne sepse e di që do të jetë shumë, shumë vështirë. Është e qartë që nuk ka grup të lehtë por ka disa kundërshtarë më të lehtë dhe shpresoj që mund të jemi me ta. Për neve si shtet është e rëndësishme që të zhvillohemi. Ne duhet të shikojmë punën tonë, cilët lojtarë do t’i kemi në dispozicion për të ardhmen, shpresoj që të mos na përsëritën problemet e sezonit të kaluar”, u shpresh Challandesi.
Cikli i kualifikimeve do të fillojë në mars të vitit 2021 dhe do të përfundojë në mars të 2022-s. Këto janë të gjitha vazot dhe kundërshtarët potencialë të Kosovës.