Tani më është konfirmuar rikthimi i Arbër Zenelit pasi që ka munguar që një kohë të gjatë për shkak të lëndimit.
E së fundmi që ai do të luaj e ka konfirmuar edhe trajneri i rezervistëve te Reims, Franck Chalençon.
Chalençon ka thënë që Arbëri nuk do të luaj më shumë se një pjesë të lojës për shkak që ende është në procesin e shërimit.
“Arbëri nuk do të luaj më shumë se një pjesë të lojës. Në procesin e shërimit, gjithmonë duhet të shkosh ngadalë’, ka thënë ai.
Zeneli sot pritet të luaj në disa minuta në ndeshjen kundër Schiltigheim kurse rikthimi i tij është një lajm mjaftë i mirë edhe për Kosovën për ndeshjen e marsit kundër Maqedonisë.