Të dielën Fiorentina do të ketë përballë Genoan, në kuadër të xhiros së 10-të të Serie A.
Në konferencën për shtyp, trajneri i Genoas, Sinisa Mihajlovic, u pyet se dje kishte provuar një organizim të ri në lojë dhe a ekziston mundësia të shohim nesër këtë, ndërsa përgjigja e serbit ishte e vrazhtë.
‘Kam bërë një organizim ndryshe për të kuptuar kush dreqin flet me këta gazetarë, ky është problemi sepse askush nuk e dinte. Ju betohem nëse e gjej se kush po flet me gazetarë do ta sulmoj, do ta përplas për muri dhe nuk do të mund të luaj më’, tha ai, transmeton lajmi.net.
‘Nuk e ndyshoj modulin për askënd, e kam bërë vetëm për të kuptuar se kush po flet, sepse dje ishim vetëm ne dhe sot nëpër gazeta ka dalë e gjitha’, tha 51 vjeçari.
‘Kur ne luajmë gjithmonë dalin informacionet, kur ekipet e tjera luajnë nuk dihet asgjë deri në momentin e fundit, por me ne është ndryshe, dihet formacioni, dihet kush luan e kush jo, por jeni të sigurtë që unë do ta gjej atë dhe sinqerisht nuk e di çfarë do ti bëja’, përfundoi Mihajlovic.