Klubi Futbollistik “Drita” nuk mund të llogarisë në vazhdim të kampionatit në qendërmbrojtësin e klubit, Ardian Cuculi.
Futbollisti më në formë i kampionëve të Kosovës ka kryer sot një intervenim të nyjën e krahut.
“Sot në Shkup, mbrojtësi jonë Ardian Cuculi e ka kryer me sukses operimin në nyjen e krahut. Cuculi në derbin e së dieles mori një lëndim ku u detyrua ta lëshoj fushën dhe në ekzaminimin e bërë rezultoi që kishte dëmtuar nyjen e krahut dhe është dashur që ti nënshtrohet operimit”, thuhet në njoftimin e Dritës.
“Operimi ka shkuar shumë mirë dhe me suksese ku shpresojmë që edhe rehabilitimi të shkojë mirë. Nga ky lëndim Cuculi do të jetë jasht ekipit për të paktën gjashtë javë. Forca Kampion! Shërim të shpejtë”, shkruan tutje Drita.