Gjermania ka marrë vendim për përzgjedhësin Low

Federata e Futbollit të Gjermanisë ka bërë të ditur se Joachim Low do të vazhdojë të jetë trajner i tyre.

Strategu i Die Mannschaft pësoi humbje të thellë në Ligën e Kombeve përballë Spanjës 6-0, pas së cilës u mendua se ai do të shkarkohej.

Por, në një komunikatë për media nga federata gjermane, bëhet e ditur se Low do të vazhdojë të jetë edhe më tutje në krye të ekipit kombëtar.

Trajneri ka arritur që ndër vite të dëshmojë cilësitë e tij si strateg, derisa kishte fituar edhe Kupën e Botës.

Humbja 6-0 ndaj Furisë së Kuqe, për Gjermanët nuk ishte përjetuar pothuajse një shekull, e që pak kush e kishte imagjinuar një gjë të tillë.

Kujtojmë se Low është në krye të Kombëtares së Gjermanisë nga vitit 2006.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *