Kanë përfunduar dy takimet e sotme të fundit për javën e 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani ka arritur të ndalë tre pikë në shtëpi pasi e mposhti Arbërinë me rezultat 2:1. Golat për “portokallinjtë” i shënuan Blend Baftiu dhe Mirlind Daku, kurse për mysafirët shënoi Kreshnik Bahtiri.
Në takimin tjetër të luajtur në Skenderaj, Llapi ka shënuar fitore në minutat e fundit të përballjes ndaj Drenicës
Xhiroja e radhës në Superligë na pret me disa ndeshje shumë interesante, e në veçanti spikat derbi ndërmjet Dritës dhe Ballkanit që zhvillohet në Gjilan.
FC Prishtina luan në “Fadil Vokrri” ndaj Feronikeli, Gjilani udhëton në Mitrovicë për t’u përballur me Trepçën ’89.
Kjo është xhiroja e radhës në elitën e futbollit kosovar: