Batatina flet pas fitores kundër Drenicës

Kanë përfunduar dy takimet e sotme të fundit për javën e 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në takimin të luajtur në Skenderaj, Llapi ka shënuar fitore në minutat e fundit të përballjes ndaj Drenicës. me rezultat 0:1.

Pas takimit, ka folur për “Art Sport” kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili ka thënë se lojën të cilët e aplikon skuadra që ai udhëheq mungon te skuadrat tjera.

“Kemi analizuar gjatë gjithë javës Drenicën, e dimë se kemi qenë në presion të rezultateve dhe të lojës. Sot kemi dominuar edhe në pjesën e parë, por edhe në të dytën. Lojën që bëjmë ne mungon në skuadrat tjera, pasi bëjmë presion dhe luajmë mirë ne cdo ndeshje. Ndaj Drenicës kemi bërë presion dhe me lojë të mirë fituam edhe ndeshjen. Fitoren ua uroj gjithë lojtarëve, stafit dhe tifozëve”, ka thënë Batatina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *